E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapet me snajper, në pranga 31 vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap me një snajper. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 31-vjeçari Saimir Haxhiu pasi lëvizte i armatosur me një armë zjarri, tip Snajper model 44, prodhim rus me dylbi profesionale.
 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia kohë që ai merrej në pyetje, një grup policësh kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në Markat të Sarandës. Atje janë gjetur 76 kapsolla detonatore, 2 kapsolla detonatore bashkë me telin përcjellës gati për plasje, fishekë pistoletet TT model 54 si dhe dy sete pastrimi armësh.
 

Ndërkohë të gjitha sendet e sekuestruara po i nënshtrohen një ekspertize të detajuar nëse ato janë përdorur ose jo për krime të tjera në Sarandë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›