Tiranë, grabitën taksistin natën e Vitit të Ri, 2 në pranga
TIRANE- Dy te rinj të dyshuar si autorë të grabitjes se dy taksisteve në Tirane janë arrestuar dje, gjatë një peracioni të policise së Tiranës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hysen Daci, 19 vjeç e Gjon Gjoka, 18 vjeç,nga Kamza akuzohen për vjedhjen me dhune të dy taksistëve në Tiranë pak ditë më parë.
Sipas policisë, këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjerin më datë 29 dhjetor 2010, në afërsi të “9 Katësheve” në Tiranë, kanë vjedhur me dhunë dhe më pas kanë plagosur rëndë, 44 vjeçarin Qemal Tufa, me profesion taksist, duke i marrë atij automjetin. Gjithashtu, ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të një tjetër makine që i përket taksistit Ilmi Sula, më 31 dhjetor 2010, në afërsi të lokal "Piaca" në Tiranë.
Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet e vjedhura, dy armë të ftohta (thika), maskë, doreza, tre apara celularë etj.
Po ashtu, forcat e policisë së Tiranës, ne bashkepunim me prokurorinë, arriten të identifikojnë autorët e disa vjedhjeve kryesisht makinash, që janë shtetasit Klodian Nelaj, 20 vjec, banues në Burrel, i cili ndodhet i arrestuar në Komisariatin e Policisë Burrel si dhe Enri Premçi, 23 vjec, banues në Burrel, i shpallur në kërkim. Ata dyshohet se më datë 30 dhjetor 2010 në Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Golf në pronësi të një shtetasi, ndersa dyshohen edhe per disa vjedhje të tjera automjetesh në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)