E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, lapidarishndërrohet në njëkryq gjigand

SARANDE- Kthehet në një kryq të madh lapidari i bonifikimit në komunën Aliko në Sarandë. Lapidari i ngritur në fshatin Caush që i kushtohet bonifikimit të fushës së burgut në vitin 1959, pasi i është hequr pllaka me mbishkrimin për këtë ngjarje është shndërruar në një kryq të madh në prag të 15 gushtit, ditës së Shën Mërisë.

Për kryetarin e Këshillit të Komunës së Alikos, Thoma Boro ngjarja është e paprecedent dhe përvecse dhunon lapidarin edhe tjetërson qëllimin e ngitjes së tij. Ai thotë se ndërhyrja që është duke u bërë është investuar nga dikush, duke lënë të kuptohet që fjala është për Metropolinë e Gjirokastrës, por pa marrë asnjë leje në strukturat shtetërore.

Ndërhyrja për ta kthyer lapidarin e Caushit në kryq bëhet me qëllim që të përfundohet në ditën e madhe të Shën Mërisë në datën 15 gusht.

Ditën e mërkurë , puna për tjetërsimin e objektit historik dhe transformimin e tij në një simbol fetar është ndaluar nga ana e komunarëve të Alikos.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›