E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Berishagrusht institucionalndaj Partisë Demokratike

TIRANE- “Situata në Partinë Demokratike është realisht e rëndë, pasi asnjë prej forumeve të saj, përvec atij të kryetarit nuk funksionojnë” Kështu deklaron Aleksandër Biberaj, duke e konsideruar këtë situatë, grusht institucional ndaj kësaj partie. Ai kërkoi reagimin e anëtarëve të kësaj partie për ti dhënë fund kësaj situate.

“Edhe anëtaret e emëruar të Këshillit Kombëtar, të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të të ashtuquajturit Kuvend Kombëtar i dhjetorit 2009, janë pa mandate, pasi këto mandate të manipuluara nuk janë konstituuar akoma edhe pse kanë kaluar tetë muaj që nga mbajtja e Kuvendit, tha Biberaj në një prononcim për mediat.

Sipas Biberaj, kjo është situata më e rëndë që ka përjetuar PD dhe demokracia brenda saj që nga themelimi deri më sot.

“Situatë e krijuar nga Kryetari i Partisë, me qëllim kthimin e saj në parti-pronë, në parti-vegël në duart e tij, për kënaqjen e etjes së pakufishme për pushtet personal, si dhe për pasurim marramendës të tij dhe të një shpurë oborrtaresh, servilësh, të paaftësh, klientësh dhe te korruptuar rrotull tij”.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›