E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, mbarojnë hapësirat në varreza

Sarandë- Në varrezat publike të Sarandës nuk ka më vende për hapjen e varreve të reja. Alarmin e japin agjencitë funerale, ndërkohë që shqetësimi është bërë i ditur edhe në bashkinë e qytetit. Sipas burimeve nga ky qytet mësohe se aktualisht ka sipërfaqe të lirë vetëm për 10 ceremoni dhe më pas nuk dihet se çfarë do të bëhet.

Sipërfaqjae pamjaftueshme e varrezave publike në Sarandë ka qenë problem i vazhdueshëm, e për këtë qëllim pushteti vendor disa herë ka vendosur zgjerimin e këtyre varrezave. Por tashmë, zgjerimi pengohet sepse në veri nuk lejon rruga automobilistike dhe në perëndim, blloqet e banimit.

Drejtuesit e pushtetit vendor në sirtarë kanë dy projekte zgjerimi. Njëri prej tyre, ai i zhvendosjes së varrezave në Volloder, që ka hasur në kundërshtimin e banorëve të qytetit, pasi vendi i propozuar është i papërshtatshëmpër shkak se vendi është i rrëshqitshëm dhe ujëmbajtës.

Sipas nënkryetarit të bashkisë së Sarandës, Robert Maci, projekti i miratuar i Volloderitpër varrezë publike është rrëzuar. Për këtë vendim është marrë në konsideratë qëndrimi ibanorëve, të cilët nuk kanë pranuar të varrosin të afërmit e ndarë nga jeta.

Sipas tij, është menduar që për varreza të përdoret një pjesë e territorit të ish repartit të marinës, sot i kthyer në një pikë të vogël ushtarake, i cili zotëronsasira të konsiderueshme toke që mund të destinohen për këtë lloj shërbimi.

Ai thekson se do të jetë ish parku i makinave të transportit të marinës që do të zgjidhë përfundimisht problemin, vend i cili është ngjitur me varrezatekzistuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›