E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca njeh pasaportat e Kosovës

Ambasada franceze në Prishtinë njoftoi dje se Franca njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Ambasada gjithashtu ka njoftuar se edhe dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut do të pranohen derisa të jenë të vlefshme. Me anë të një letre dërguar Ministrisë së Jashtme ambasada njoftoi se në pasaportat e Republikës së Kosovës do të jepen edhe vizat Shengen.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›