E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për Gërdecin, edhe 6 muaj kohë

Tiranë- Hetimet për “Gërdecin” do të shtyhen edhe për 6 muajm të tjerë. Vendimi është marrë nga gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka caktuar për tre të pandehurit, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari, akuzën e “vrasjes masive” dhe duke i lënë sërish në izolim deri në mbylljen e hetimeve.

Gjykata la dje sërish në burg tre të arrestuarit për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, ku, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë. Tre të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm në sallë, por vendimi është marrë pavarësisht kësaj.

Me kete vendim zgjaten afatet e paraburgimit për dy drejtuesit e firmës "Alba Demil" që,administronte fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli, si dhe ish- drejtorin e Kompanisë "Meico" në Ministrinë e Mbrojtjes, Ylli Pinari.

Shtimi i afateve hetimore të paraburgimit për Deliorgjin, Minxhollit dhe Pinarin lidhet me akuzën e re të ngritur ndaj tyre nga organi i Prokurorisë për "vrasje në rethana të tjera cilësuese të disa personave", krahas akuzës fillestare për shkelje të rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Ata u vunë në pranga fill pas ngjarjes, me urdhër të prokurorisë së Tiranës dhe më pas ndaj tyre u caktua masa e sigurisë, “arrest me burg”. Për hetime në këtë çështje shumë të bujshme është marrë edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe të tjerë funksionarë të këtij institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›