E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brockmann: Pjesëmarrja e Kosovës, e paqartë

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se zyrtarët e Kosovës ndoshta nuk do të lejohen të marrin pjesë në debatin ku do diskutohet nisma serbe.

Serbia ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme që të dërgojë para drejtësisë ndërkombëtare çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Disa nga vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës kanë kërkuar që Kosova të marrë pjesë në debatin që do zhvillohet më 8 tetor, meqë është e prekur drejtpërsëdrejti.

"Unë nuk jam kundër pjesëmarrjes së askujt në seancë, por ende nuk e di", tha kryetari i Asamblesë, nikaraguani Miguel D'Escoto Brockmann.

Nëse Asambleja e miraton kërkesën serbe atëherë do kemi një rezolutë që do t'i dërgohet Gjykatës ndërkombëtare në Hagë. /REL/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›