Sarandë, motorri përplaset me makinën, 2 të plagosur

Një aksident automobilistik është rregjistruar mesditën e së hënës në vendin e quajtur “Rrapi”, në hyrje të qytetit të Sarandës. Të rinjtë Erald Nurkaj, 22 vjeç banor i Konispolit dhe Madrid Kuçi, 22 vjeç banor i Delvinës, ishin dukë udhëtuar me motorr, kur kanë humbur drejtimin dhe janë përlasur me mjetin tip fuoristardë "Toyota" me targë SR 37 60 B.
Menjëherë të rinjtë e plagosur janë transportuar për në siptalin e qytetit. Burime spitalore nga urgjenca "Stefan Mekshi", bëjnë të ditur se të dëmtuarit kishin marrë marrë plagë të lehta dhe se janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas mjekimit të tyre ata janë larguar nga spitali.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.