Nishani-Rexhepit:Ndërhyrja në veri, e domosdoshme
Ndërhyrja profesionale në dy pikat kufitare të veriut të Kosovës pas trazirave të ditëve të fundit është sinjal i garancive demokratike të Kosovës si dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo ishte deklarata e dhënë nga ministri i brendshëm Bujar Nishani në takimin që ai pati me homologun kosovar Bajram Rexhepi. Po ashtu Nishani i dha një mesazh edhe popullit të Kosovës që ligji qëndron mbi gjithçka si dhe është për tu lavdëruar puna e mirë e një shteti të ri në konsolidimin e isntitucioneve ligjzbatuese. Duke folur për bashkëpunimin midis forcave policore të dy vendeve si dhe forcave të kontrollit të kufijve të përbashkët dy homologët vlerësuan rezultatet e arritura si dhe nënvizuan faktin se ky bashkëpunim duhet forcuar edhe më shumë. Po ashtu gjatë bisedimeve u diskutuan rezultatet gjatë zbatimit të marrëveshjes së kontrollit të përbashkët të kufijve për periudhën korrik-gusht, periudhë në të cilën është bërë i mundur ndalimi i 19 personave të kërkuar nga interpoli. Në mbyllje të fjalës së tij Nishani u tregua i gatshëm për ti dhënë ndihmë institucioneve kosovare në shërbim të përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave të Kosovës me BE.