Bashkia e Tiranës shpërndan dhurata për familjet në nevojë
TIRANE - Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka shpërndarë pako ushqimore për gratë kryefamiljare, për familje rome, egjiptiane si dhe për familjet e tjera në nevojë.
Duke ju uruar atyre një vit më të mirë se ky që kanë pasur, Tabaku garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithnjë pranë personave në nevojë dhe do të bëjë gjithçka për të përmirësuar jetën e tyre.
“Bashkia në politikat e saj të punësimit do t’i trajtojë me prioritet shtresat në nevojë. Sikundër qendrat sociale, të parashikuar për t’u ngritur nga Bashkia e Tiranës do të jenë një mundësi më shumë për personat në nevojë”,- deklaroi Tabaku.
Ndërkohë Policia Bashkiake ka shpërndarë dhurata për fëmijët e fshatit SOS dhe ata të qendrës TEN. Kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha uroi këta fëmijë për festat e fundvitit ndërsa garantoi qytetarët e Tiranës se Policia Bashkiake do të jetë 24 orë në shërbim të tyre.
(er.nu/BalkanWeb)