E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia sfidon matrapazët, treg i ri me çmime më të lira

Tiranë Një treg i ri artikujsh ushqimorë ka mbirë në qendër të Tiranës, në një shesh pas Pallatit të Kulturës i cili prej vitesh ka shërbyer si parking makinash. Kjo ishte zgjidhja që gjeti bashkia e kryeqytetit për t’iu kundërvënë babëzisë së tregtarëve, të cilët me afrimin e ditës së Vitit të Ri rrisin çmimet e artikujve kryesorë të konsumit.

Bashkia ka arritur një marrëveshje me disa tregtarë të cilët në këtë treg do të shesin me çmimin e shumicës, duke sfiduar matrapazët në të gjitha tregjet e kryeqytetit.

Tendencat që u vunë re ditën e djeshme për rritjen spekulative të çmimeve të artikujve ushqimorë, marrin sot një përgjigje nëpërmjet këtij tregu.- tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, lidhur me rritjen abuzive të çmimëve .

Duke nënvizuar se tregtarët spekulantë do vazhdojnë të ndëshkohen, pasi sipas tij çmimet e tyre s’janë ato të kërkesë-ofertës.

Ata spekulantë që synojnë të mbajnë çmime të larta do të jenë të margjinalizuar. Ky është tregu i lirë, këto janë çmimet reale të përcaktuara nga kërkesë-oferta dhe jo  çmimet abuzive që dikush tjetër ka vendosur ti mbajë.- tha më tej Panariti.

Për dy javë me radha inspektorët e mbrojtjes së konsumatorit pranë kësaj bashkie ushtruan kontrolle dhe presion mbi tregtarët për të mos rritur në mënyrë abusive çmimet, siç edhe kishin bërë çdo vit.

Por javën e fundit situata doli jashtë kontrollit dhe tregtarët u kthyen në identitet duke i rritur çmimet gati me 100%. Sipas informacioneve të gazetës IDEA, çmimi nga prodhuesi tek konsumatori në Tiranë rritet gati me 3-4 herë.

Kështu, në tregun e Lushnjës, ku furnizohen gati të gjithë tregtarët e Tiranës me perime, një kilogram domate shitet maksimumi 30 lekë, ndërsa në tregjet e kryeqytetit e njëjta sasi kushton nga 90-100 lekë. Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka paralajmeruar se do të ndëshkojë edhe vitin e ardhshëm të gjithë ata tregtarë që abuzojnë me çmimet.

TREG TREG TREG TREG TREG TREG

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Rritja e çmimeve, Bashkia: Do publikohen subjektet abuzues Tiranë- Emrat e të gjithë subjekteve që rrisin çmimet, me...
  2. Bashkia Tiranë: Gati 124 dosjet e para për legalizimet Tiranë- Dokumentacioni i 124 dosjeve të hipotekave të para që...
  3. Bashkia Tiranë: Pas ankesave të qytetarëve, ndjekje penale për sekserët Tiranë- Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›