Ambasadorja polake: Ngërci politik pengon integrimin e Shqipërisë
TIRANE- Shqipëria, ashtu si cilido vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, duhet të plotësojë një sërë kushtesh. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Irena Tatarzyńska. Sipas saj përzgjedhja në BE bëhet sipas meritave, prandaj Shqipëria duhet të përmbushë rekomandimet e kërkuara.
“Dëshiroj që të fokusohem më shumë tek elementët pozitivë të procesit. Shanset që vendi të marrë statusin e kanditatit për BE janë tërësisht në dorën e shqiptarëve. Është një rregull i përgjithshëm për cilindo vend aspirant që vlerësohet nëse do të jetë ose jo anëtar i BE-së vetëm në bazë të meritave. Kur do të përmbushen detyrimet? Kuptohet që kjo është në dorën e politikanëve shqiptare dhe të qeverisë. Bashkimi Evropian dhe Presidenca Polake në mënyrë aktive dhe të pandërprerë janë në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë. Dhe ajo që pritet është plotësimi i kushteve që janë të qarta nga pala shqiptare duke i shoqëruar angazhimet në deklarata e dokumente me rezultate konkrete dhe të prekshme. Pra kjo kërkon në rradhë të parë përkushtimin e vendit aspirant”, tha ambasadorja.
Tatarzynska shtoi më tej se kriza politike ka frenuar integrimin e Shqipërisë, ndërsa apeloi që tashmë që u përmbyllën edhe zgjedhjet politika duhet të fokusohet pikërisht tek zgjidhja e ngërcit.
“Duhet ta them se pikërisht ngërçi politik mbetet një pengesë e madhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Mungesa e një dialogu mes palëve vijon qysh pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Shqipëria, ashtu si cilido vend aspirant për t'u anëtarësuar në BE më parë dhe tani, duhet të plotësojë një sërë kushtesh”, shtoi ajo.
E pyetur për nevojën që ka reforma zgjedhore në Shqipëri Tatarzyńska tha se një gjë e tillë ishte rekomanduar që nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe nuk është bërë ende. Ajo qëndron në një linjë me OSBE/ODIHR, Ashton e Fyle, kur thotë se kjo reformë është e nevojshme.
“Ju e kujtoni besoj se ekipi i vëzhguesve ndërkombëtarë që udhëhiqet nga OSBE/ODIHR-i qysh në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 shpalli një sërë rekomandimesh të nevojshme dhe të domsodoshme që përmirësonin procesin dhe mënjanonin pjesë a momente të diskutueshme e të kontestueshme nga palët. Për fat të keq kjo reformë nuk u arrit të bëhej para se të zhvilloheshin zgjedhjet lokale të këtij viti. Për zgjedhjet lokale ne ende nuk kemi një raport final nga OSBE/ODIHR-i. Por nga ato që janë thënë në raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë, apo nga qëndrimet e qarta të muajit të kaluar të Baroneshës Ashton dhe Komisionerit Fyle është shprehur shqetësimi për frymën kontraverse dhe të polarizuar që është mbajtur ndaj vendimeve që janë marrë nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ata janë shprehur qartë për problematikën e procesit në Tiranë dhe nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor elektoral. Në mënyrë të qartë nga komuniteti ndërkombëtar është apeluar disa herë që përmirësimi i kodit të bëhet në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Këto qëndrime tregojnë qartë për rëndësinë që ka realizimi i reformës zgjedhore në Shqipëri”, përfundoi Tatarzyńska.
(m.a/BalkanWeb)