E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi i banesave, Panariti: Procesi brenda vitit 2011

TIRANË- Procesi i hipotekimit të apartamenteve që ende nuk kanë çertifikatë pronësie do të përfundojë brenda vitit, konfirmoi sot për mediat, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti.
Sipas tij, për hipotekimin e apartamenteve, një tjetër premtim zgjedhor i kryebashkiakut, Lulzim Basha, po punon një grup i veçantë pune, “që po punon intensivisht për përpunimin dhe trajtimin e të gjithë dokumentacionit, me qëllim arritjen e këtij objektivi madhor. Realizimi i këtij procesi do t’i hapë rrugë sa më shpejt tregut të banesave në shërbim të qytetarit”.

Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, premtoi se Bashkia e kryeqytetit do të çlirojë 700-800 milionë euro kapital të ngrirë, që vjen si pasojë e mungesës së hipotekimit të apartamenteve në këtë zone.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›