E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, nis shembja e ndërtimeve pa leje

Nga aksionet janë shembur 11 objekte pa leje, 9 metalike dhe 2 ndërtimore. Vendimi për prishjen e 11 objekte pa leje është marrë në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë, e cila ka kërkuar dhe mbështetjen e INUK për zbatimin e këtyre vendimeve. 

“INUK ka për qëllim të sigurojë respektimin e normave, standardeve dhe legjislacionit në fushën e ndërtimit, urbanistikës dhe rezervave ujore, në të gjithë territorin e vendit, në mënyrë të decentralizuar dhe në përputhje me parimin e subsidiaritetit në bazë të ndarjes administrative”, drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit në INUK, Arben Ndoka. Pritet që në vazhdim të kryen edhe të tjera shembje ndërtesash.

“E rëndësishme është të sigurohet kudo zbatimi i ligjit, sidomos në zonat në të cilat në muajt e ardhshëm pritet të fillojë sezoni turistik, siç është dhe qyteti i Sarandës. Verifikime dhe në rast nevoje edhe ndërhyrje të njëjta do të ketë në ditët e javët e ardhshme në çdo zonë, ku njësitë vendore dhe autoritetet e tjera vendore kanë konstatuar ndërtime që vijnë në kundërshtim me ligjet në fuqi”, theksoi Ndoka. /Start/

                                                                                             2012-04-09 16:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›