Ksera: Romët të arsimohen

Ministri Ksera u shpreh se Ministria e Punës është angazhuar për zgjidhjen e problematikës së komunitetit rom, veçanërisht të familjeve të cilat u dëbuan një vit më parë nga vendbanimi i tyre. “Tregues i këtij angazhim është edhe strehimi i tyre për rreth dhjetë muaj në një kamp të ngritur dhe menazhuar nga Ministria, në të cilën u strehuan dhe trajtuan familjet menjëherë pas ngjarjes”, tha ministri.
“Tani ne kemi ardhur të ndajmë me ju një lajm të mirë, deklaroi Ministri. Qendra në Kombinat është gati dhe ne kemi marrë masat që kushtet e strehimit të jenë të pranueshme, ku nuk do të mungojë as uji dhe as energjia”, shtoi ai. Ksera shtoi se vetë komuniteti romë duhet të bëjë përpjekje për integrim, duke u punësuar si dhe duke arsimuar fëmijët. “Tashmë lypjes i kemi shpallur luftë dhe insitucionet nuk do të lejojnë, veçanërisht përdorimin e fëmijëve për lypje. Kjo do të bëhet e mundur edhe me plotësimin e kuadrit ligjor pas miratimit të VKM që përcaktojnë proceduart dhe institucionet përgjegjëse për heqjen e fëmijëve nga rruga. Vendimet pritet të miratohen në ditët në vijim. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të marrim masat që fëmijëve t’u mundësohet ndjekja e arsimit”, vijoi miistri. Avokati i Popullit vlerësoi angazhimin e Ministrisë së Punës dhe Ministrit Ksera për zgjidhjen e situatës emergjente të familjeve rome pas dëbimit nga vendbanimi i tyre. /Start/
2012-04-09 16:22