Vlorë, “stuhi” arrestimesh për korrupsion

Operacioni përfundoi me arrestimin e shtetasve Kleanthi Peçi, me detyrë ish-kryetari i Rajonit Nr. 3 në Bashline Vlorë (deri para 10 ditësh), aktualisht përgjegjës i tatim-taksave në Bashkinë Vlorë, Lirjan Selmanaj, me detyrë Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar, Gjergji Dhiamandi, me detyrë Sekretar i Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gjithashtu, u arrestuan edhe Limoz Alia, me detyrë administrator dhe njëkohësisht instruktor i autoshokollës “Laberia”, me seli në Vlorë, Altin Demiri, me detyrë instruktor i autoshokollës “AMK Guberaj”, me seli në Vlorë.
Forcat e policisë arrestuan edhe shtetasit Xhevair Basha, 51-vjeç, me detyrë ish-kryetar i komisionit për pajisje me dëshmi aftësie për drejtim automjeti pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë, aktualisht me të njëjtën detyrë në DRSHTR rrugore Gjirokastër si dhe Luan Troka, 49-vjeç, ish-anëtar i komisionit për pajisje me dëshmi aftësie për drejtim automjeti pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë, aktualisht më të njëjtën detyrë në DRSHT Rrugore Fier.
Gjithashtu, ka filluar procedimi penal dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 19 mjekë të komisioneve mjekësorë që kanë lëshuar raportet mjeko ligjore për kandidatet që do të pajiseshin me dëshmi aftësie. Arrestimi i këtyre shtetasve si dhe fillimi i procedimit penal në ngarkim të 19 mjekëve është kryer pasi nga hetimet e kryera.
“Ka rezultuar që në bashkëpunim me njëri-tjetrin në më shumë se 22 raste të dokumentuara, kundrejt shumave të caktuara monetare falsifikonin dokumentet zyrtare për persona të cilët nuk ishin të pranishëm por emigrantë jashtë shtetit duke i pajisur ata me leje drejtimi. Procedurat për pajisje me leje drejtimi kryheshin nga vetë komisionerët, dhe punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë”, theksoi policia e Vlorës.
Në ngarkim të këtyre shtetasve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të formularëve nga persona që ka për detyrë te hartoje formularin”, dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /S.Ll/Start/
2012-04-09 17:30