E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me armë oficeri roje i Burgut 113

Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të ditës së sotme në zonën e “Unazës së Re”, ku ka mbetur i vdekur shtetasi Ymer Hajdari, 54-vjeç, oficer roje i Burgut 313 në Tiranë.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet, çka paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive hasmërie. Rreth një vit më parë, nipi i tij nga Mamurrasi ka vrarë një shtetas nga Burreli, çka dyshohet se ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me këtë vrasje.

Hajdari është qëlluar me tre plumba pistolete brenda makinës së tij tip SEAT, në afërsi të banesës ku jetonte. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-04-10 08:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›