Vetëflijimet në Sarandë, 3 raste vetëhelmimi në 24 orë

Vala e fenomenit të frikshëm të vetëvrasjeve ka përfshirë edhe qytetin e Sarandës. Vetëm në 24 orët e fundit në spitalin e Sarandës janë paraqitur tre raste vetëhelmimi.
Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se janë paraqitur tre raste në spitalin e qytetit, të cilët kanë tentuart`i japin fund jetës duke u vetëhelmuar, përkatësisht shtetësja Esmeralda Telo 28 vjec nga fshati Cukë, e cila ka konsumuar 30 aspirina, Polikseni Mërkuri, 28 vjec nga fshati Pilur konsum po të antibiotikëve aspirina por me një dozë më të madhe, 50 të tillë dhe një tjetër shtetase, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po me konsum mbi normat e lejuara të barnave.
Ndërkaq Telo mësohet se është dërguar për mjekim në Janinë, ndërsa Mërkuri dhe vajza e tretë janë dërguar për mjekim në spitalin e Tiranës, ku kjo e fundit në gjendje të rëndë për jetën.
E njëjta situatë shqetësuese paraqitet pothuajse në të gjithë vendin, e në mënyrë të vecantë edhe në qarkun e Korcës, ku sipas statistikave zyrtare nga policia e qarkut juglindor flasin për 13 raste të regjistruara vetëm gjatë këtij viti, ndaj mjekët psikiatër në Korcë e cilësojnë tepër alarmante këtë shifër vetëvrasjesh.
Psikologët shprehen se janë disa faktorë që ndikojnë tek personat që ndërmarrin aktin fatal, ku ndër to dominojnë shkaqet ekonomike dhe gjendjet depresive.