Sarandë, plazhet publike me pamje të re
SARANDË- Plazhet publike në Sarandë, për dy ditë do të ndryshojnë pamje, falë një fondi prej 1.4 milionë lekësh të financuar nga buxheti i bashkisë, për të realizuar rigjenerimin e plazheve në qytetin e turizmit.
Tenderi i zhvilluar tre muaj më parë për hedhjen e rërës së re, ka nxjerrë fitues firmën vendase "Iliria", e cila paraqiti ofertën më të ulët për rigjenerimin e hapësirave për plazh.
Aristotel Koçi, drejtori i shërbimeve publike pranë Bashkisë së Sarandës, tha se hedhja e rërës së re në plazhet publike nuk u bë më parë, pasi është pritur të mbyllet cikli i motit të keq. “Rreth 780 metër kub rërë do të hidhen në plazhet publike të qytetit, që zënë afro 7500 metër katror të të gjithë vijës bregdetare”, tha ai.
Sipas tij, rëra e re do të hidhet në fundjavë, duke krijuar kushte normale për plazh.
(m.a/ata/BalkanWeb)