Sarandë, sekuestrohen 127 kg drogë
Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar 127 kg kanabis sativa. Automjeti mendohet se ka targa të falsifikuara TR 2375 I, gjatë kontrollit përveç drogës është gjetur dhe një automatik tip kallashnikov.
Pronari i mjetit dhe i drogës ka arritur t`u shpëtoj forcave të policisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bënë të ditur se droga vinte nga Gjirokastra me destinacion shtetin grek.