E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, sekuestrohet 1 ton hashash

Sekuestrohet 1 ton kanabis sativa në brigjet e Sarandës. Hashashi u gjet nga forcat e policisë së Vlorës në vendin e quajtur “Bregu i kasolles”. Lënda narkotike, 1 ton e 134 kilogram u gjet në një furgon të braktisur me targa të Vlorës. Nga hetimet e para mësohet se furgoni i përkiste nje 21 vjecari, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se droga vinte nga Lazarati dhe do të transportohej me skaf drejt Italisë.

Përveç te identifikuarit te pare dyshohet se në trafikun e lëndës narkotike janë përfshirë edhe persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimit.

Sekuestrimi i sasisë së konsiderueshme të hashashit në brigjet e Sarandës bëhet pak ditë pas sekuestrimit të rreth gjysme toni kanabis po në këto brigje dhe që kishin destinacion shtetin fqinj Greqinë. Azhornuar së fundi ( e diel , 21 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›