E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e opozitës, Berisha: Zbatuam rekomandimet e Fule. Transparencë e zbatim Kushtetutës

Kushtetuta e vendit e garanton një transparencë të plotë për zgjedhjet. Këtë mesazh e ka përcjellë nga Berdo e Sllovenisë kryeministri Sali Berisha i cili duke perifrazuar deklaratën e djeshme të komisionerit të zgjerimit të BE Fule tha se komisioni paralamentar është instrument që e realizon transparencën.

Kushtetuta e Shqipërisë duhet të respektohet, transparenca duhet të realizohet. Që të dyja këto për Shqipërinë janë 100 përqind të mundshme. çfarë thotë komisioni? Thotë transparencë të plotë. Por mendoj se asgjë nuk mund të jetë dhe askush nuk mund të kërkojë që të dalë mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi gjykatat e vendit. Nëse ekziston vullneti dhe dëshira nga ana e opozitës, ai komision është i aftë të realizojë transparencën e plotë, absolute dhe totale të procesit zgjedhor” tha Berisha.

Duke ju referuar qëndrimit të opozitës Berisha ka shtuar se është e drejtë e saj të zgjedhë rrugën politike për këtë proces rrugë që ja garanton sistemi demokratik. “Opozita ka të gjitha hapësirat për të marrë pjesë në parlament, për të marrë pjesë në komision, për të protestuar. Të gjitha këto i ka dhe do t’i ketë të garantuara në një sistem demokratik” tha Berisha.

Berisha ka deklaruar gjithashtu se gjatë takimeve që ka patur ka marrë garanci për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave.

Adi Darsi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›