Jeremic:Serbia nen presion të shkonte në Bërdo
BEOGRAD- Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, vlerëson se takimi i djeshëm i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, nuk ishte i organizuar mirë dhe se ishte i pasuksesshëm.
Sipas tij, konferenca “megjithë përpjekjet, në fund ka pasur efekt, i cili ishte shumë nën atë që pritej”.
Në këtë takim, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadic, për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke u shprehur për kërkesën e Serbisë, që Kosova, në këtë takim të përfaqësohej sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo si shtet i pavarur, zoti Jeremic tha se “nikoqirët, për fat të keq, këtë nuk ishin në gjendje ta plotësojnë dhe nën këto kushte, nuk ka mundur të pritej që atje të paraqitet presidenti i Serbisë dhe zyrtarët më të lartë të BE-së”.
Mëtutje ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ka pasur presione që Serbia të marrë pjesë në Konferencën e Bërdos.
“Disa presione ishin edhe publike, por ne e kemi pozicionin tonë të qartë, nga i cili nuk mund të tërhiqemi”.
Sipas ministrit Jeremic, Serbia do ta vazhdojë bashkëpunimin rajonal. Ai ka theksuar se Serbia “dëshiron raporte më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, por Kosova nuk është dhe nuk do të jetë fqinji ynë” dhe shtoi se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”.
(europaelire/BalkanWeb)