E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shpërthen bombola, vdes çifti i të moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë ku si pasojë e shpërthimit të një bombole kanë gjetur vdekjen një çift të moshuarish.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borsh në banesën e çiftit Bedo dhe Fatime Mici përkatësisht 82 dhe 79 vjeç ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së sobës së gazit kanë gjetur vdekjen çifti i të moshuarve.
 

Sipas informacioneve 82-vjeçari Bedo Mici ka gjetur vdekjen si pasojë e ataku kardiak në momentin që kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, ndërsa bashkëshortja e tij Fatimja ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga djegia.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›