Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Në harkun e 30 minutave tre vjet më parë është konsumuar tragjedia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Shpërthimi i municioneve në fshatin Gërdec të Vorës, vetëm 13 kilometra larg kryeqytetit, ka sjellë bilancin më të rëndë në viktima në vend. Ora shënonte 12.00 e mesditës kur është dëgjuar shpërthimi i parë në fshatin Gërdec, e pas pak minutash edhe një tjetër shpërthim më i fortë. Bilanci i të gjithë këtij shpërthimi ishte tragjik, 26 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Tragjedia ndodhi në datën 15 mars 2008, në fshatin Gërdec të Tiranës.
Gjithçka ka ndodhur kur 21 grupe prej 3 vetash ishin duke çmontuar municione luftarake që ishin të grumbulluar në depo prej shumë vitesh.
Shpërthimi i depove të municioneve ka dërguar në dy spitalet e Tiranës atë ushtarak si dhe “Nënë Tereza” të plagosur ku plagët që ata kishin marrë ishin me djegie, disa prej të plagosurve janë dërguar në një spital në Itali ku edhe kanë gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra dhe duke bërë që nurmi i viktimave të shkonte në 26 persona, të cilët janë:
Viktimat e tragjedisë së Gërdecit
1. Qemal Deliu, 47 vjeç
2. Kore Deliu, 45 vjeç
3. Liljana Deliu, 25 vjeç
4. Jetmir Deliu, 24 vjeç
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani, 51 vjeç
7. Muhamet Hoxha, 57 vjeç
8. Besim Çanga, 51 vjeç
9. Roland Alla, 21 vjeç
10. Reshit Kruja,47 vjeç
11. Mehmet Hazizi, 62 vjeç
12. Bukurie Cani, 46 vjeç
13. Arben Hasa, 31 vjeç
14. Zilie Kaca, 29 vjeç
15. Endri Dvorani, 36 vjeç
16. Shefki Cani, 36 vjeç
17. Zelije Leti, 20 vjeç
18. Ilirjan Malci, 45 vjeç
19. Shqipe Hasa, 25 vjeç
20. Azem Hamolli, 44 vjeç
21. Nafije Laçi, 35 vjeç
22. Zylfije Ahmeti, 34 vjeç
23. Erison Durda, 10 vjeç
24. Rajmonda Durda, 34 vjeç
25. Jetmir Ballazhi, 20 vjeç
26. Resmie Kranja, 19 vjeçe
Familja e cila rezulton me më shumë viktima nga ky shpërthim është ajo Delia. Shtëpia e cila ishte afër vartës së shpërthimit të municioneve ka edhe numrin më të madh të viktimave, 5 anëtarët e kësaj familje kanë humbur jetën. E ndërsa bëhej bilanci i viktimave dhe të plagosurve, një grup nga ministria e mbrojtjes, gjithashtu edhe agjentë amerikanë të AFP mbërrinë në Tiranë ku qëndrojnë 7 ditë në ndihmë të ushtarëve shqiptare për të pastruar zonën e infektuar nga shpërthimi i fabrikës së demontimit. Sipas të dhënave janë shkatërruar nga shpërthimi 5413 objekteve, nga ku nga këto, 32 janë biznese dhe 34 të tjera janë ferma bujqësore. Janë dëmtuar 8 shkolla nga shpërthimi i depove të Gërdecit. 3,5 kilometër është perimetri i vatrës së shpërthimit si dhe dëmi i shkaktuar nga kjo tragjedi sipas një vlerësimi paraprak, të Entit Kombëtar të Banesave kap shifrën e 2, 039, 216, 418 lekëve. Por gjithashtu tragjedia e Gërdecit, i ka kushtuar qeverisë plot 30 milionë dollarë. Kjo shifër ka dalë pas përfundimit të të gjitha vlerësimeve të bëra nga ekspertë të entit të banesave.Të gjithë ndihma e dhënë familjeve të tragjedisë rindërtuan edhe një herë fshatin e Gërdecit, i cili është përfshirë edhe në listën me 137 raste të Departamentit Amerikan të Shtetit ku është renditur si nga shpërthimet më e rënda.
Ndrëkohë që prokuroria e Përgjithshme ka akuzuar si shkaktar të kësaj tragjedie, gjithsej 30 persona, ku mes tyre janë 4 të arrestuar, Ylli Pinari, ish drejtor i “Meico”, Mihal Delijorgji, administrator i Albademil, Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës së demontimit në Gërdec si dhe Sokol Ngjeçi, specialist i “Meico”.