E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, tenton t'i japë fund jetës 30-vjeçarja

Një 30 vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës duke pirë një sasi të konsiderueshme ilaçesh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës ku 30-vjeçarja Klejda Hasani ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë 30 kokrra aspirinë.

Menjëherë 30-vjeçarja është dërguar në spitalin e Sarandës por si pasojë e gjendjes së rënduar do të transportohet në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat e kanë çuar 30-vjeçaren të tentonte t'i jepte fund jetës por policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›