E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande/ trafikonte nje grua, pranga te riut

Policia e Sarandes arrestoi nje 22-vjecar te akuzuar per trafik te qenieve njerezore. Prane pikes se kalimit te kufirit ne Qafe Bote, pas kontrollit te mjetit eshte ndaluar Armand Daullja, banues ne fshatin Gajd te Beratit. Ne makine udhetonte edhe nje 31 vjecare qe i riu tentonte ta trafikonte drejt Greqise. Gjae hetimit te kryer mesohet se ajo kishte paguar 1300 euro, pasi kerkonte te mberrinte ne shtetin fqinj ku jetonte dhe punonte bashkeshorti. Daullja akuzohet per "trafikim te qenieve njerezore kundrejt perfitimit" dhe pritet te dale para gjykates per masen e sigurise. Mesohet se ai nuk e ka pranuar akuzen e ngritur nga policia dhe se vajzen e kishte te aferme.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›