Shkoder/ Aksioni antikanabis, korren 5 mije bime
Aksioni antikanabis u perqendrua dje ne Komunen e Shkrelit te rrethit te Malesise se Madhe. Policia ka bere te ditur se si rezultat i kontrollit te zones, e njohur per kultivim eshte bere e mundur asgjesimi i rreth 5 mije rrenjeve kanabis sativa. Nderhyrja e pare ka qene ne vendin e quajtur "Shkembi i Laget", Komuna Shkrel, ku eshte bere shpyllezimi ne nje toke pa pronesi e ku eshte identifikuar nje parcele me 1760 rrenje bime me karakteristike te ngjashme me kanabis sativa. Pas kesaj, eshte nderhyre ne vendin e quajtur "Mbi malin e Bxhetes", ku jane gjetur parcela me hashash, me 560 rrenje bime kanabis sativa. Zona tjeter me bimen narkotike ka qene dhe ajo e "Malit te Ducajve".