E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia me probleme "televizive"

E drejta televizive e ndeshjes Vllaznia-Napoli eshte futur ne nje labirint, pasi ka nje konflikt midis kompanise "Sport Five", qe mendohej se do te fitonte te drejten e transmetimit dhe kompanise greke "Olimpik Sport",. Kompania greke ka nenshkruar me pare nje kontrate pesevjecare me ish-presidentin e Vllaznise, te ndjerin Myftar Cela (2001-2006), por qe pretendon se ka paguar kesh ne dore nje shume prej 100 mije eurosh, para takimit Vllaznia-Gallatasaraj. Nderkohe qe kompania greke ka arketuar vetem nje shume te vogel (2 mije euro) deri ne vitin 2008 e kerkon te gjithe shume e dhene, pasi pretendon se ka dhe tre vjet te tjera kontrate. Pala greke numeron pjesemarrjen e Vllaznise ne Ligen e Kampioneve e Kupen UEFA, duke perjashtuar pjesemarrjen ne Kupen Intertoto. Nje ceshtje e komplikuar qe pritet te zbardhet ne ditet ne vijim, te pakten para 14 gushtit, kur do te luhet edhe takimi Vllaznia-Napoli. Prej shume vitesh nje skuader shqiptare nuk perballej ne arenen nderkombetare me nje ekip nga vend me futboll te nivelit te larte. Napoli eshte nje mundesi e mire per te perfituar edhe financiarisht nga shitja e te drejtes televizive. Burime te sigurta nga kampi shkodran kane pohuar se kompania "Sport Five", qe ka menaxhuar edhe te drejtat televizive te Kombetares shkodrane ne eliminatoret e Euro 2008 nisi formalisht kontaktet me Vllaznine per prodhimin e shitjen e sinjalit televiziv rrjeteve televizive italiane. Sipas zyrtareve te larte te Vllaznise, "Sport Five" mund t'i ofroje kuqebluve nje shume te perafert me 1 milione euro. Napoli eshte nje nga skuadrat me te dashura te Italise se Jugut, por kompania "Sport Five", synon te perfitoje edhe nga prania e madhe e emigranteve shqiptare ne vendin fqinje.

Vllaznia eshte hedhur frontalisht ne merkato, kjo dhe per faktin se drejt Turqise jane larguar Sukaj, Teli e Lika. Perfundimisht Sukaj ka nenshkruar me Genclerbirligi, ndersa Admir Teli e Gilman Lika me Hacettepe. Emrat e pare qe qarkullojne jane Ardit Beqiri e Paulin Dhembi (te dy te Partizanit), nderkohe qe ne Shkoder ka mberritur edhe kroati Jurica Puljtiz, i cili me pare ka luajtur per Hajdukun e Splitit, por edhe me Anderlehtin e Eintrahtin e Frankfurtit. Te Vllaznia aktualisht jane edhe kroati Marko Bashic si dhe sulmuesi cek, Mirosllav Kausen. Lajmi i fundit qe vjen nga kampi shkodran ka te beje me Elvin Beqirin, i cili mund te transferohet ne Belgjike. Gjithsesi, mbrojtesi me nje te kaluar te gjate ne Ukraine, Izrael e Rusi, do te jete ne fushe kunder Napolit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›