Ka humbur një djalë, ndihmoni të gjithë familjen e tij për ta gjetur
Tiranë Që prej mesditës së të enjtes, familja Tolka në Tiranë ka njoftuar humbjen e personit të saj Daniel Tolka 33 vjec.
Ai është personi që është në këtë fotografi, por që tregon më i ri pasi është person me zhvillim të vonuar. Në ndihmë të familjes për kërkimin e tij është vënë edhe policia, port deri sot në mbrëmje nuk ka gjetur gjurmë të tij.
Sipas të dhënave të bëra publike nga familja, Daniel është i gjatë 1.64 m, i hollë, shumë bardhosh me floke kafe të çelët. Mban syze optike. Ka veshur atlete kafë, pantallona të gjata të bardha, bluze T-shirt të bardhë, ku shkruhet Toronto. Ka ecje të ngathët dhe të folur të ndrojtur, por të kuptueshme. Lutemi të lajmeroni ne nr. e tel. 129 ose në Komisariatin nr. 4 Tiranë.
Gazeta IDEA i lutet gjithkujt që ta shpërndajë këtë njoftim përmes rrjeteve sociale, në mënyrë që të ndihmohet në gjetjen e Danielit.