Sarande vritet pronari i nje lokali ne Qafe -Gjashte

Një pronar lokali është vrarë, ndërsa dy persona klientë kanë mbetur të plagosur si pasojë e hakmarrjes midis dy grupe të fortësh. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali në Qafë – Gjashtë, ndërkohë që policia e Sarandës është vënë në kërkim të tre autorëve, që mendohet se i përkasin një grupi kundërshtar me grupin e viktimës.
Informacioni i policisë tregon se viktima është Ardjan Beqiraj 42 vjeç, kurse të plagosur janë Alfred Xhanxho 31 vjeç dhe Orest Zylfj 21 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit të Sarandës. Viktima është baba i tre fëmijëve dhe ka qenë i dënuar më parë me dy vjet për lëndë narkotike.
Për policinë, viktima ka patur probleme me persona të tjerë për pazare të paligjshme. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ka për shkak hakmarrjen midis dy grupeve kriminale, por megjithatë po hetohet për të zbardhur plotësisht atë.
Sipas shefit të rendit Leonard Muka, dyshohet se në ngjarje kanë marrë pjesë tre autorë dhe se policia pak më larg vendit të ngjarjes ka gjetur një makinë të djegur, që dyshohet të jetë e tyre, dhe që i është vënë flaka për të fshehur gjurmët.