E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkupa e Evropës, Atletico e Madridit turpëron Çelsin e ngre trofeun

Skuadra spanjolle e Atletiko Madridit ka triumfuar mbrëmjen e djeshme kundër anglezëve të Çelsit duke rrëmbyer Superkupën e Evropës.

Me një rezultat 4-1 spanjollet kanë mposhtur fituesit e Champions Leagues në stadiumin Luisi i II në Monte Karlo.

Atletiko e Madritit, fituese e Europa League dhe Çelsi triumfatore e Champions-it sezonin e kaluar u ndeshën mbrëmë për Superkupën e Evropës.

Radamed Falkao ka shkëlqyer në ndeshje duke i dhuruar skuadrës spanjolle plot tre golat e parë që murosen fatin e takimit. Sakaq do të ishte në pjesën e dyte Miranda i cili do të shënonte golin e katër të spanjollëve. Teksa Çelsi arrin të shënojë golin e vetëm të takimit me Kahill.

Pas dy vitesh Atletiko e Madridit e sheh veten triumfuese në krye të Superkupës së Evropës teksa Çelsi zhgënjeu shumë thellë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›