E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHZH nderton ujesjellesin ne Burrel

Ndërtimi i ujësjellësit të ri në komunën Komsi të rrethit të Matit nga Fondi Shqiptar i zhvillimit i jep fund mungesës se ujit në tre fshatra, ku jetojnë dymijë banorët. Për shumë vjet me radhë atyre u është dashur të siguronin ujin në burimet larg banesave, duke e mbajtur me krahë ose kafshë pune, madje edhe një pjesë e familjeve të vogla që kishin mundur të hapnin puse konsumonin ujë, jo të pastër. Sipas banorëve furnizimi me ujë ka përmirësuar jetën e tyre.

Si një nga investimet më komplekse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Ujësjellësi i ri do të furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, pasi për ndërtimin e tij janë shfrytëzuar 2 burime, të cilat grumbullohen në dy rezervuar me kapacitet 75m3 secili. Linja kryesore nga burimi deri në depo ka një gjatësi prej 4 km, ndërsa rrjeti shpërndarës 51 km. Gjatë një vizite për të parë nga afër funksionimin e ujësjellesit drejtori ekzekutiv Benet Beci tha se ngritja e kësaj, jo vetëm ofron për banorët një nevojë të domosdoshme, por ndërtimi i tij ngre dhe një sistem të vetëmirembajtjes .

Ujësjellësi i ri, i cili furnizon fshatrat Frankth, Bater e vogël, Bater e madhe është financuar nga qeveria shqiptare dhe banka gjermane për zhvillim. Kjo vepër është pjesë e programit “Furnizimi me ujë i zonave rurale” i cili bazohet në ndërtimin e 28 skemave të ujësjellësave ruralë në 50 fshatra në qarqet Dibër, Shkodër dhe Kukës. Aktualisht ky program është drejt përfundimit të punimeve infrastrukturore për 25 skema ujësjellësish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›