Sarandë, zjarr në kodrat e Nivicës, vdes 67-vjeçari

Një i moshuar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në Sarandë në tentativë për të shuar zjarrin që kishte përshirë tokën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nivicë të Sarandës ndërsa sipas të dhënave të para mësohet se viktimë e zjarrit ka mbetur shtetasi Gaqo Dani 67 vjeç, pronar i sipërfaqes që u përfshi nga flakët.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat e zjarrëfikësve të cilat do bëjnë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit.