Sarandë, zjarr në tregun industrial

Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm tregun industrial të qytetit të Sarandës, duke djegur disa dyqane.
Zjarrfikës nga Saranda dhe Gjirokastra bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, pa lejuar kalimin e tij jashtë tregut të mallrave.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa deri tani dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë në shkëndijë elektrike.
Policia ka shoqëruar edhe rojen e objektit .