Protestat PS në jug të vendit 8 të arrestuar
TIRANE- Shkon ne 8 numri i të arrestuarve pas protestave të djeshme të PS në jug të vendit. Mëngjesin e sotëm policia e komisariatit të Tepelenës ka vendosur masen e arrestit për 4 prej 6 të shoqëruarve, dhe ka lënë hetim në gjëndje të lirë, 2 të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë përfunduar shtetasit Luan Gerbi, Përparim Hodo, Astrit Pasha, Novruz Shehu. Ata akuzone për kundërshtim të forcave të policië dhe pengim të mjeteve të transportit publik.
Ndërkaq mësohet se policia është në kërkim të 4 shtetasve të tjerë, pjesëmarrës në protestën e PS gjatë së ciles u bllokua aksi Gjiorokaster-tepelene. Ndërkaq mbremjen e djeshme policia e Pogradecit arrestoi katër persona pak ore pas protestës në aksin Pogradec-Korcë.
Në një komunikatë për shtyp të drejtorisë rajonale të policisë sqarohej se të arrestuarit janë Seladin Mekolli 50 vjec, Detar Lipo 39, K.Tanellari 19 vjec të tre nga Pogradeci dhe 60-vjecari nga Korca Agim Turuku. Arrestimi i tyre sipas policisë është kryer në bazë të nenit 242 dhe 293 të Kodit Penal për bllokim rruge e pengim të qarkullimit të automjeve në aksin Pogradec-Korcë njëkohësisht dhe mosbindje të urdhrit të forcave të policisë për tu larguar nga rruga. 3 persona të tjerë janë shoqëruar në policinë e Pogradecit, por ndaj tyre ende nuk është marrë vendim tjeter. Ndërkaq deputetët e PS Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi kanë dorëzuar padi ndaj krereve të policisë në Shkodër dhe Korcë, ndërsa policia e Korces është kundërpërgjigjur me padi ndaj deputetit Majko për kundërshtim të uniformave blu.
(s.g/balkanWeb)