Sarandë, zjarr në tregun industrial të qytetit
TIRANE- Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm tregun industrial të qytetit të Sarandës, duke djegur disa kabina me veshje dhe këpucë, ndërsa në rrezik është vënë edhe një lokal pranë tregut.
Zjarrfikës nga Saranda dhe Gjirokastra bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, pa lejuar kalimin e tij jashtë tregut të mallrave, ndërsa vatra të tjera zjarri brenda tregut vazhdojnë të shfaqin rrezikshmëri.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa deri tani burimet thonë se nuk ka ende një shkak të qartë për rënien e zjarrit. Dyshohet se mund të jenë vënë në mënyrë të qëllimshme por nuk përjashtohet edhe fakti që ndonjë rezistence ngrohëse të jetë lënë ndezur.
(NEWS24/BalkanWeb)