E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarcozy uron kryeministrin Berisha për fitoren e 28 qershorit dhe i premton miratimin e shpejtë të kandidaturës së Shqipërisë në Bruksel

“Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në Komisionin Europian kandidaturën e vendit tënd”- kështu i shkruan në një mesazh urimi Presidenti i Francës, zoti Nikola Sarkozi  Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.


Në këtë mesazh thuhet: “Në emrin tim personal dhe në emër të Francës ju dërgoj Ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj europian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra. Franca do t’ju japë Ju të gjithë mbështetjen e saj. Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Europian.


Isha shumë i lumtur që Ju takova Ju në 24 prillin që kaloi dhe për t’ju shprehur ju përkushtimin tim personal për forcimin e marrdhënieve mes dy vendeve tona. Unë dëshiroj që bashkërisht ne të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike.


Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë.


Përzemërsisht, Nikola Sarkozi”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›