Kasnecja e Edvinit rikonfirmon bojkotin - Imeraj: Nuk hyjmë në Kuvend nëse nuk përmbushen parakushtet tona

Partia Socialiste vazhdon të ngulmojë në kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit si kusht për të hyrë në parlament. Në reagim të deklaratës së sotme të kryetarit të LSI-së Ilir Meta, zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, tha se "Ilir Meta nuk çudit më askënd me deklaratat e tij kundër PS, sepse tashmë ai flet për llogari të Sali Berishës dhe që të dy, bashkë me Fatos Nanon, duan me çdo kusht ta kthejnë PS në një vegël të qeverisë, duke e futur në parlamentin e votave të grabitura". Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha sot në një prononcim për shtypin se "LSI do të vazhdojë koalicionin me PD-në edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2011. "Askush nuk ka kohë më për të humbur, pasi Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet me ne", tha Meta.
...