PD-PS sherr per "spiunet"

Ligji per "spiunet" kthehet ne molle sherri mes pozites dhe opozites. Komisioni i Ligjeve dhe ne mbledhjen e djeshme nuk arriti te gjeje gjuhen e perbashket mbi kete ceshtje. Anetaret e ketij komisioni u njohen vetem me draftin e Partise Demokratike, por qe nuk u arrit ne asnje perfundim, per shkak te kundershtive mes paleve.
Demokratet duket se do ta kene te veshtire kalimin e draftit te tyre per "spiunet" ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. E aq me pak ne arritjen e nje drafti konsensual mes paleve per verifikimin e zyrtareve te larte te shtetit. Kjo pasi, PD ne draftin e ri te saj ben klasifikimin e hierarkise shteterore qe duhet verifikuar dhe kerkon largimin e tyre nga detyra, ne rast se ata rezultojne te perfshire. Nga ana e saj, Partia Socialiste kerkon hapjen e arkivave per te gjithe dhe te lihet ne vullnetin e te zgjedhurve nese duan te largohen apo jo nga detyra. Kesisoj, duke pasur kendveshtrime te ndryshme mbi kete proces, perfaqesuesit e opozites ne komision, zgjodhen te largohen nga takimi, duke refuzuar qe te jene pjese e shqyrtimit nen per nen te projektligjit te paraqitur nga PD. Ne kete menyre ne mungese te kuorumit, komisioni nderpreu mbledhjen, duke mos arritur ne asnje perfundim.
Relatori demokrat, ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci, gjate paraqitjes se draftit te kesaj partie mbi kete proces beri me dije se PD mendon qe duhet te verifikohen personat qe jane verifikuar me pare ne vitin 1995 per pastertine e figures". Madje po ne kete linje, Bumci zbardh faktin se, "nese ndodh verifikimi i nje personi te caktuar dhe rezulton se ky eshte i papajtueshem me postin qe mban, PD mendon se ai duhet te nderprese mandatin dhe te shkarkohet". Partia Demokratike ka si qellim qe, permes ketij ligji, te kontrolloje pastertine e figures se cdo funksionari publik te zgjedhur apo te emeruar, lidhur me pjesemarrjen e tyre ne strukturat politikeberese dhe zbatuese te dhunes se diktatures, si edhe ne strukturat e Sigurimit te Shtetit per periudhen 29 nentor 1944 deri me 8 dhjetor 1990. Per kete arsye, subjekti i verifikimit, sipas ketij ligji, jane te gjithe funksionaret publike, te zgjedhur apo te emeruar.
Per ligjvenesit socialiste ne Komisionin e Ligjeve, projektligji i paraqitur nga PD eshte nje perpjekje e saj per te lustruar figurat qe do te jene pjese e verifikimit. Madje, ky fakt, sipas relatorit socialist ne komision, Arben Isaraj, bie ndesh me rezoluten e pergatitur nga Keshilli i Evropes. Pikerisht mbi kete argument, socialistet braktisen mbledhjen e djeshme. "Ky eshte ligj i lustrimit dhe jo i spiuneve. Me kete ligj, ne dalim jashte rezolutes se miratuar nga Kuvendi ne vitin 2006, e cila kerkon hartimin e nje ligji per hapjen e arkivave dhe per berjen publike te tyre. Ky ligj nuk synon kete kerkese te rezolutes", vleresoi Isaraj, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, i gjithe debati duhet t'i permbahet dhe t'i referohet asaj qe eshte votuar ne Kuvend. "Hakmarrja dhe poshterimi nuk duhet te jene sot qellimi i nje ligji per lustrimin. Lustracioni nuk mund te perdoret per pozicione qe vendosen nga zgjedhjet, vetem ne rastet kur kandidatet e kerkojne vete. Skualifikimi per nje zyrtar nuk mund te zgjase me shume se 5 vjet", nenvizoi Isaraj. Nderkohe, si per t'i meshuar me force qendrimit te PS-se, Isaraj vuri ne dukje se, "sipas Keshillit te Evropes, Shqiperia e ka mbyllur procesin e lustrimit te figurave zyrtare, por nga ne kerkohet hapja e arkivave dhe berja e tyre publike".