Bosch: Hapja e dosjeve, ligj konsensual
Faktori nderkombetar leshon apelin e pare per qeverine "Berisha", sa i takon ligjit per "spiunet". Keshtu, ishte Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ajo e cila u terhoqi vemendjen mazhorances qeverise per hartimin e nje ligji konsensual. E per me teper, hartimi dhe miratimi i ligjit, sipas OSBE, duhet te perfshije nje kohe te gjate debati dhe diskutimi. Per kete arsye, referuar problematikave dhe debatit ne te cilin jane perfshire partite politike, reagoi dje kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori Robert Bosch, duke mos kursyer kritikat ndaj pozites parlamentare. Gjate nje deklarate per shtyp, Bosch nxiti ligjvenesit shqiptare t'u japin kohen e mjaftueshme konsultimeve per legjislacionin, lidhur me ish-bashkepunetoret e regjimit komunist. Madje, po ne kete linje, kreu i OSBE-se ne Tiranen zyrtare theksoi rendesine qe ka per vendin zgjidhja e kesaj ceshtjeje dhe permbushja e detyrimeve nderkombetare. "Prezenca e OSBE-se deshiron te perserise edhe nje here qendrimin e saj se i gjithe legjislacioni me rendesi te vecante per publikun, vecanerisht kur ka te ngjare qe te krijoje kundershti, duhet te miratohet ne menyre te atille qe te lejoje kohe te mjaftueshme per konsultim me eksperte, grupe te interesit dhe publikun e gjere. Vec kesaj, duhet te lihet hapesire kohore per debate te gjalla ne Kuvend", vuri ne dukje ambasadori Bosch, gjate fjales se tij, sa i takon kesaj ceshtjeje. Po keshtu, ambasadori verejti se Shqiperia eshte angazhuar qe t'i miratoje ligjet vetem pasi t'u nenshtrohen procedurave publike te mjaftueshme. Pare ne kete kendveshtrim, Bosch terhoqi vemendjen te nevoja per te siguruar qe cdo ligj i miratuar t'u nenshtrohet mjeteve procedurale te nje shteti demokratik, te bazuar ne sundimin e ligjit. Nderkohe qe Kuvendi ka planifikuar te votoje projektligjin per pastertine e figurave publike me 21 korrik, perpara nderprerjes se punimeve per sezonin veror. Per kete arsye, duke shtuar dozen e kritikave te tij, ambasadori Bosch verejti se "prej shume muajsh nje sere draftesh jane paraqitur ne Kuvend pa i shtruar hollesite e tyre ne nje debat serioz, qofte ne Parlament apo me publikun e gjere, dhe se programi aktual i Kuvendit nuk duket se ofron kohen e nevojshme per nje diskutim te tille". Po ne kete kontekst, ai terhoqi vemendjen e ligjvenesve shqiptare se, nese do te nxitohej me miratimin e shpejte te ligjit per spiunet nuk do te kishim nje zgjedhje perfundimtare te kesaj ceshtjeje. Keshtu, referuar ketij momenti, ambasadori u shpreh i shqetesuar se "ceshtja nuk do te zgjidhej perfundimisht pa arritjen e nje konsensusi te gjere dhe rihapja e vazhdueshme e kesaj ceshtjeje do te ishte ne dem te zhvillimit te Shqiperise". Per kete arsye, sipas tij, Prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme te ndihmoje autoritetet shqiptare ne kete ceshtje, ne perputhje me mandatin e saj. Gjate diteve te fundit, demokratet dhe socialistet jane perfshire ne nje debat te ethshem mbi ligjin per hapjen e arkivave te regjimit komunist. Opozita parlamentare kembengul ne respektimin e rekomandimeve te ardhura nga Keshilli i Evropes, mbi kete proces. Madje, duke akuzuar shpesh here mazhorancen se ka devijuar nga rezoluta e KE-se. Por mesa duket mazhoranca, e konkretisht, PD, eshte e vendosur per ti shkuar deri ne fund miratimit te draftit te saj.
Drafti i PD
Subjekt i verifikimit jane: Presidenti i Republikes se Shqiperise
Deputetet e Kuvendit te Shqiperise
Anetaret e Keshillit te Ministrave, zevendesministrat, funksionaret politike, sekretaret e pergjithshem, drejtoret e pergjithshem dhe drejtoret e drejtorive te dikastereve, si dhe te barazuarit me ta ne institucionet e tjera shteterore qendrore ose te pavarura;
Anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise, si dhe gjyqtaret prane gjykatave dhe prokurorive te te gjitha niveleve;
Funksionare te Larte te Presidences, te administrates se Kuvendit, se Keshillit te Larte te Drejtesise, se Gjykates se Larte, se Gjykates Kushtetuese, se Prokurorise se Pergjithshme
Drafti i PS
Te behet hapja e arkivave
Te kete nje metode, e cila duhet te lidhet me ate qe do te kete komisione te posacme per te pare nese ka falsifikime, pra a ka futje emrash vetem per te plotesuar numrat e deshmitareve etj.
Ilustracioni duhet te imponohet vetem lidhur me akte ne punesim apo ne anetaresim realizuar nga janari i vitit 1980 dhe duke perfunduar me renien e diktatures komuniste. Shtrirja e kesaj periudhe deri ne vitin 1944 eshte demagogji, sepse jo fizikisht nuk jane vet por edhe pasardhesit e tyre s'besoj se ushtrojne me funksione shteterore.
Lustracioni nuk do te perdoret per pozicione zyrtare me zgjedhje pervecse kur kandidati e kerkon vet kete gje.