E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit fton opoziten te bashkepunoje

"Ata qe kane qene pjese e gjyqeve politike, e krimeve te komunizmit, apo bashkepunetore te sigurimit, nuk mund te jene ne politike, ne jeten parlamentare, nuk mund te jene ne krye te institucioneve te shtetit". Ky eshte mesazhi i qarte i leshuar dhe nje here tjeter nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lidhur me hapjen e arkivave per regjimin komunist. Keshtu, edhe pas kundershtive te hapura qe opozita parlamentare ka deklaruar pikerisht mbi kete propozim te mazhorances, serish Topalli ve theksin ne kete moment, si nje qendrim i palekundur i ketij kampi. Ne kete menyre, duke iu referuar bojkotit qe opozita parlamentare i beri dje diskutimeve mbi draftin e PD-se per "spiunet" ne Komisionin e Ligjeve, Topalli vleresoi se "mendoj se askujt me shume se opozites nuk i intereson qe te ndahet nga e shkuara. Denimi i komunizmit eshte edhe ne kuadrin e perpjekjeve tona per t'u bere anetare te plote ne NATO-s". Per Topallin, denimi i komunizmit nuk eshte nje deklarate boshe, nuk mund te behet thjesht ne nje deklarate. "Ai eshte nje denim qe nuk ka te drejte apelimi. Ne fakt, kjo duhet bere ne menyre shume serioze dhe ligji qe po kalon ne Komision eshte nje pjese e rendesishme e dickaje te gjere, qe eshte denimi i komunizmit. Une besoj se opozites me shume se kujtdo tjeter i intereson qe te ndahet me te kaluaren dhe une besoj se deputetet do te dine te negociojne per te punuar se bashku, per ta kaluar sa me shpejt kete ligj te rendesishem. Pastaj, mendoj se mund te kete iniciativa te tjera te rendesishme per te denuar komunizmin", vuri ne dukje Topalli gjate fjales se saj. Por ne gjykimin e Kryetares se Kuvendit, diskutimi duhet bere pa arrogance, por me nje ndergjegje te thelle. Pare ne kete kontekst, Topalli ftoi opoziten te bashkepunoje. "Dua te theksoj se une vleresoj rolin e opozites gjate kesaj periudhe duke filluar qe me ligjin per drejtesine, qe ishte nje nga reformat me te rendesishme, duke vazhduar me reformat e medha kushtetuese dhe te gjitha perpjekjet e tjera. Ftoj opoziten qe te kthehet dhe te bashkepunoje me Komisionin e Ligjeve per ta kaluar mundesisht javes tjeter kete ligj te rendesishem. Por, gjithmone me vendosmeri, pa arrogance", u shpreh Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›