E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi, Berishës: Mbështesim kandidimin tuaj në BE

 

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, me anë të një letre drejtuar Sali Berishës me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i shpreh mbështetjen e shtetit të tij për kandidimin e Shqipërisë në BE. “Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në KE kandidaturën e vendit tënd” - kështu i shkruan në një mesazh urimi Presidenti i Francës, Sarkozi, Kryeministrit Berisha. Ky është urimi i parë që Berisha merr nga drejtuesit më me peshë në shtetet e BE-së. Në këtë mesazh thuhet: “Në emrin tim personal dhe në emër të Francës, ju dërgoj Ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë”. “Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj evropian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra. Franca do ju japë Ju të gjithë mbështetjen e saj. Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në KE”, thuhet në mesazh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›