Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Opozita kërkoi shpjegime se pse ndërmerrej një veprim i tillë.
“Gjonaj ka qenë funksionar politik, apo gjatë viteve të punës së tij ka paraqitur shqetësim që sot na bien në këtë përfundim?”- pyeti kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi. Në përgjigje, përfaqësuesi i LSI-së, në Shezai Rrokaj, tha se kërkesa ishte e drejtë, pasi ishte bërë nga 1/3 e këshilltarëve.
“Kërkesa është ligjore, 1/3 e këshilltarëve ka vullnetin për ta kërkuar shkarkimin. Sa për arsyet ato mund të thuhen gjatë diskutimeve, nëse do të ketë të tilla. Futeni në rendin e ditës dhe ua themi arsyet”, tha ai.
Përfaqësuesi i demokratëve, Ferdinand Poni, tha se nuk ka asnjë urgjencë në këtë drejtim. “Emergjenca është kjo, sepse 1/3 ka vendosur ta shkarkojë. Le të zbatojmë ligjin dhe të lejojmë kryetarin që të propozojë tjetrin.”- tha Poni. Pas diskutimeve, me 28 vota pro dy pikat e propozuara u futën në rendin e ditës si pika 6 dhe 7-të. Këshilli ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës si sekretar ish-kreun e ALUIZNI-t Behar Zeneli. /Start/
2012-05-03 08:52