Reforma zgjedhore, s’bien dakord për numërimin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar të ketë vëzhgues edhe nga radhët e saj.
Sipas draftit të përcaktuar, gjatë procesit të numërimit përveç personave të kontraktuar nga kompania, në distancë duhet të ishin edhe dy vëzhgues të dy partive të mëdha. Këta do të hynin në lojë vetëm për të firmosur tabelat e rezultateve.
"Përfaqësuesit e subjektit nuk kryejnë numërim apo vlerësim votash por vetëm mbikëqyrin nga afër procesin e numërimit elektronik, nënshkruajnë tabelat e rezultateve të QV-së dhe kryejnë detyra të tjera sipas përcaktimeve në këtë Kod dhe/ose në aktin normativ të KQZ-së", thyhet në Kod.
Sipas ndryshimeve të reja, makineria konstaton diferencë ndërmjet fletëve të numëruara dhe të dhënave që janë hedhur në sistem për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim, tabela hartohet por me shënimin "mospërputhje". Në këtë mënyrë eliminohen dhe librat e protokollit, pasi makineria regjistron dhe vërejtjet e vëzhguesve për ndonjë parregullsi të rezultatit.
“Në fakt e kontestova unë dhe është lënë që të merren përsëri ekspertët me këtë çështje dhe të na sjellin një draft të ri për ta diskutuar ditën e premte paradite. Sot (dje) u mblodhëm dhe u vendos që të mos merret asnjë vendim”, deklaroi Vangjel Tavo, përfaqësues i LSI-së. /Start/
2012-05-03 09:06