Sarkozi: Ti hiqet nënshtetësia kriminelëve me origjinë të huaj

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ndërmerr një qëndrim të ashpër ndaj të gjithë emigrantëve të akuzuar për krime. Numri nje i Elizeut thotë se qytetarëve francezë me origjinë të huaj apo të lindur jashtë Francës, duhet t’u hiqet shtetësia nëse janë fajtorë për dhunë kundër zyrtarëve të rendit.
Sarkozi bëri thirrje për këtë masë në një fjalim në qytetin juglindor të Grenobles, ku këtë muaj, protestuesit dogjën makina, u vunë zjarrin dyqaneve dhe hapën zjarr ndaj policisë ndërsa protestonin kundër goditjes me armë të një të dyshuari për vjedhje.
Udhëheqësi francez tha gjithashtu se duhet të bëhet më e vështirë për fëmijët e lindur në Francë nga prindër që nuk janë qytetarë francezë që të marrin shtetësinë nëse kanë kryer krime kur kanë qenë të rinj.
Pak ditë më parë Sarkozi i dha urdhër policisë që të shkatërronin mbi 300 kampe romësh dhe të përzinte emigrantët e paligjshëm romë si pjesë e një nisme për të luftuar krimin. Sarkozi i quajti kampet burim trafiku të paligjshëm dhe prostitucioni. Ai tha se ata shfrytëzojnë fëmijët dhe i kthejnë në lypës.
< I mëparshmi