E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi bëhet prapë baba. Karla Bruni lind vajzë

Karla Bruni, bashkëshortja e presidentit francez, Nikolas Sarkozi eshte bere nene. Ajo ka sjelle ne jete nje vajze, por mediat franceze njoftojne se nuk do te publikohen foto te saj.

Supermodelja 43 vjeçare thuhet se ka lindur të mërkurën mbrëma në një klinikë private në kryeqytetin francez.

Mediat thonë se Sarkozi nuk ishte i pranishëm kur lindi fëmiju, por arriti pak pas lindjes duke u kthyer nga Gjermania ku kishte zhvilluar disa takime që në qendër të diskutimit kishin krizën e borxheve në Eurozonë.

Vajza e çiftit, i cili u martua në vitin 2008, është fëmija i tyre i parë. Bruni ka një djalë nga martesa e mëparshme, ndërsa presidenti ka tre fëmijë nga dy martesat e mëparshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›