Kush e dogji fotografinë e Fatmir Sejdiut?

Burime të Express, brenda LDK’së, thonë se dyshohet se ky është akt i qëllimshëm - pjesë e një lufte të shpallur tashmë mes Kryetarit Isa Mustafa dhe Ish-Presidentit Fatmir Sejdiu.
“Ata nuk kanë mundur t’i heqin fotot e Fatmir Sejdiut. Prandaj ne dyshojmë se qëllimisht e kanë porositur dikë që t’i djegë ato”, ka thënë zyrtari i LDK’së që foli në kushte anonimiteti për Express, i afërt me Kampin e Fatmir Sejdiut.
Sido që të jetë, LDK zyrtarisht ka reaguar ndaj aktit të djegies së fotografive.
“Meqë selia e LDK’së në kompleksin “Qafa” është e rrethuar nga banesa dhe lokale afariste, gjatë vënies së flakës kanë mund të rrezikohen jetët dhe pronat e qytetarëve”, thuhet në reagim.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër këtë akt dhe e konsideron si një sulm kundër LDK’së si subjekt politik dhe kundër anëtarësisë e simpatizantëve të saj. Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron këtë akt si një veprim qyqar e të papranueshëm”, vazhdon reagimi.
Më pas njoftohet se Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë ka njoftuar organet e rendit.
“Lidhja Demokratike Kosovës kërkon nga strukturat përkatëse që ta hetojnë deri në fund këtë akt dhe që autorët e tij të zbulohen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.