E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe minatorët transferohen në spital privat, Berisha ka rrënuar sistemin shëndetësor

Share

Kryeministri Sali Berisha u shfaq në dyert e një spitali privat në Tiranë për të vizituar minatorët e plagosur në gjendje të rëndë, i shoqëruar nga Drejtori i Spitalit Ushtarak dhe nga drejtori i spitalit privat ku janë shtruar viktimat.

Fillimisht minatorët janë shtruar pranë repartit të traumatologjisë në Spitalin Ushtarak, por papritur ata u transferuan në një spital privat aty afër.

Ne duam që minatorët të shërohen me çdo çmim, qoftë dhe duke i nxjerrë jashtë Shqipërisë, por kryeministri duhet të pranojë se sistemi shëndetësor që ai drejton prej gjashtë vitesh, duke ja besuar tërësisht lidhjeve private të gruas së tij, sot është katandisur të konkurrohet dhe nga një spital që hapet brenda hapësirave të spitalit publik. Nëse nuk pranon këtë, duhet të pranojë diçka më të rëndë, që është pjesë e biznesit të këtyre spitaleve, ku shtrohen ministra, deputetë dhe viktima të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›